Gjykata Kuhstetuese ka vendosur të rrëzojë ankimimin e kompanisë gjermane EMS.
Kjo kompani ka lidhur një kontratë koncesionare me Portin e Durrësit dhe merrej me përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në këtë Port, por disa ditë më parë ëhstë dëbuar.
Në lidhje me vendimin ka reaguar vetë kompania e cila shprehet se është cenuar liria ekonomike dhe parimi i barazisë para ligjit, teksa ka kërkuar edhe dëmshpërblim.
Kujtojmë se gjatë prillit të këtij viti, EMS Shipping & Trading ka depozituar në Gjykatën e Arbitrazhit e ICSID në Uashington një padi ndaj shtetit shqiptar. Akuza u regjistrua më 7 prill dhe objekt i padisë është mosmarrëveshjen për sa i takon koncesionit për Portin e Durrësit.