Gjatë ndalesës së turit të autobusit të Partisë Mundësia në qytetin e Fierit, në kuadër të çeljes zyrtare të fushatës elektorale, kryetari Agron Shehaj zhvilloi një bisedë me një qytetare për sfidat reale të familjeve shqiptare.
Në bisedë, zonja solli në qendër të diskutimit arsimin, çerdhet dhe kopshtet si një nga plagët më të ndjeshme për prindërit e rinj.
Kryetari i Partisë Mundësia u shpreh se çdo fëmije nga zero deri në 14 vjeç, të familjeve me të ardhura nën mesatare, duan ti japin nga 50 euro në muaj. Kjo, sipas Shehajt, per të mbeshtetur familjen.
Biseda:
Qytetarja: Meqënëse është ndryshimi dhe jeni të gjithë të rinj, a do mendoni edhe për fëmijët, për një investim… U lodhëm duke paguar çerdhe dhe kopshte private mbi 200 mijë lekë në muaj.
Shehaj: Unë mendoj që nëse qeveria do të bëjë diçka për qytetarët, mënyra më e mirë është t’u japë para. Ne duhet të mbështesim familjet. Është e rëndësishme që duke kursyer paratë që shpërdorohen, me atë miliardin e famshëm që duam të kursejmë, duam t’i japim çdo fëmije, nga familjet me të ardhura nën mesatare, 50 euro në muaj nga 0 deri në 14 vjeç. Kjo është një ndihmë konkrete që u jepet familjeve.
Kjo bisedë, si shumë të tjera gjatë turit që përshkon Shqipërinë nga Shkodra në Sarandë, është dëshmi se qytetarët presin jo vetëm premtime, por zgjidhje konkrete. Partia Mundësia garon për herë të parë në këto zgjedhje e vetme, jo në koalicion, dhe mban numrin 10.