“Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”, zbulohet slogani i Partisë Socialiste për fushatën e 11 Majit

Këtë të premte (11 Prill) është çelur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Do të jetë PD, e cila do të ndezë motorët pasditen e sotme në Sheshin ‘Nënë Tereza’ ndërsa PS do të çel nesër në orën 12 fushatën.

Ndërkohë është zbuluar edhe slogani që Partinë Socialiste do ta shoqërojë gjatë kësaj fushate për parlamentaret e 11 majit.

Shqipëria 2030 ne BE, vetëm me Edin dhe PS” është slogani i të majtëve, të cilët kanë nisur tashmë përgatitjet për hapjen e fushatës në Sheshin “Skënderbej”.

Kujtojmë se për herë të parë, në këto zgjedhje do të votojnë edhe emigrantët shqiptarë. Janë rreth 250 mijë shqiptarë, të cilët janë regjistruar për të votuar në 11 Maj.

Rama kërkon në këto zgjedhje mandatin e katërt qeverisës ndërsa siç kuptohet edhe slogani dhe siç ai ka deklaruar në daljet e shumta, thotë se vetë ai dhe Partia Socialiste mund ta fusin Shqipërinë në BE.