I dënuar me burgim të përjetshëm, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për rekurs të Redjan Rrajës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për rekurs të Redjan Rrajës, i dënuar me burgim të përjetshëm në lidhje me atentatin e disa vitevë më parë ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Rraja kërkonte pavlefshmërinë e vendimit të datës 1 nëntor 2022, të dhënë Gykata e Posaçme, e cila e shpall fajtor për atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit.

Në atë ngjarje u plagos ish-prokurori Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si “Rrumi i Sukthit”. Nga të shtënat me armë zjarri fatkeqësisht humbi jetën një javë më vonë në spital shoferi Andi Maloku.

Redian Rraja u arrestua në Shkodër në nëntor të 2019, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, të gjetura në një palë syze në makinën që u braktis nga atentatorët në Ishëm. Gjithashtu Gjykata ka dënuar me 35 vite burg edhe bashkëpunëtorin e tij, Arjol Halilaj.