Është shkarkuar nga detyra kreu i Autoritetit Kombëtar i Ushqimit në Tiranë, Fatjon Pasholli pas skandalit me mishin e pulës me salmonelë dhe luleshtrydheve me pesticide që u hodhën në treg për konsumim. Në vend të tij është emëruar Alketa Hoxha, e cila ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU e Përgjithshme.
Kujtojmë se përgjatë këtyre muajve të parë të vitit 2025 ëhstë ngritur alarmi mbi sigurinë ushqimore në vend përmes disa denoncimeve.
I pari kishte të bënte me mandarinat me pesticide, që Kroacia i ktheu mbrapsht. Në vend që këto mandarina të asgjësoheshin, ato u hodhën në tregun shqiptar.
Pak javë më parë u zbulua një tjetër skandal, ai i mishit të pulës me salmonelë, që u importua nga Brazili nga kompania AMG FOOD. 8 tonë mish pule u hodh në treg dhe një pjesë është konsumuar nga shqiptarët.
Rasti më i fundit ishte ishte ai luleshtrydheve me pesticide. 45 kg luleshtrydhe nga Greqia u shitën për konsumim. Me gjithë këto skandale, është rritur pasiguria e qytetarëve për produktet që blejnë në treg.