Kryeministri i vendit, Edi Rama duke komunikuar në rubrikën “Sy m’sy” u shpeh se kanë përfunduar procedurat për mbylljen e rrjetit social Tik Tok.
Ai pohoi se ata që do të përdorin VPN-të falas për të aksesuar rrjetin social do të jenë nën rrezikun e hakerave.
Rama u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë pa TikTok deri sa platforma të vijë në Shqipëri me një plan konkret për vendosjen e filtrave.
“Procedura për mbylljen e Tik Tok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, dua që të gjithë ta dinë që mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.”, tha Rama.
Më tej Rama premtoi se paga minimale duke filluar nga janari i 2026 do të arrijë në 500 euro.
“Kur ne morëm detyrën, pagën mesatare në sektorin publik e kishim 372 euro, sot në 2024 e mbyllëm me 1 000 euro pagën mesatare. Kemi bërë një rritje shumë të lartë. Po them që pagën mesatare të përgjithshme e kishim 322 euro dhe sot e kemi 830 euro e përgjithshmja. Po pagën minimale? E kishim 157 euro, e kemi 400 euro. Dhe në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do futet në efekt nga janari 2026. Shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale sot”, shtoi Rama.