Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka mbajtur peng një 15 vjeçare, të cilën e ka ngacmuar edhe seksualisht. Në pranga përfundoi i riu E. Gj, i cili ka mbajtur të miturën në banesë pa dëshirën e saj dhe e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë), që u sekuestrua nga ana e bluve.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)’- njofton policia.
Ndërkohë një 23-vjeçare është paraqitur në një spital në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar sasi detergjenti në banesën e saj. Sipas policisë, pas ndihmës mjekësore të bluzave të bardha, 23-vjeçarja është larguar për në banesë.
“Është paraqitur për mjekim në spital, një 23-vjeçare që dyshohet se kishte konsumuar në banesë, sasi detergjenti. 23-vjeçarja, pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit”, njofton policia.