Mashtrimi 4.7 milionë euro me Call Center, kapet një prej të kërkuarve nga Policia (EMRI)

Policia ka arritur të arrestojë një prej të shpallurve në këkrim për mashtrimin në vlerë 4.7 milionë euro me anë të Call Center-it. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Bruno Gjika, 31 vjeç, banues në Tiranë, teksa në këkrim janë ende 4 persona.

Përsa i përket operacionit të autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me ato italiane, ka shkuar në 10 numri i yë ndaluarve, ku për Hamit Dobi, Erion Kastrati, Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, dhe Mojsi Zuna. është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” dhe për Greta Gjoci, Olta Toci, Rezarta Ibrahimi,  Silvana Veliu ëhstë vendosur masa “arrest shtëpie”, ndërsa pritet se çfarë do të venosë Gjykata për Bruno Gjikën.

Ky operacion është vijim i atij të tetorit të vitit të kaluar , ku u arrestuan 3 persona: Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani. Sipas prokurorit Eneid Nakuçi, qytetarët italianë fillimisht investonin në shuma të vogla dhe më pas në shuma të mëdha, për të mos i marrë më kurrë.

Njotimi i Policisë:

Është kapur një prej të kërkuarve për mashtrimin me Call Center, operacion që u bë me dije nga SPAK ditën e djeshme.

Vijon operacioni policor i koduar “Dream earnings”. Shkon në 10 numri i shtetasve të ndaluar.

Kapet në Himarë, falë inteligjencës policore dhe koordinimit të veprimeve mes DVP Tiranë dhe Komisariatit të Policisë Himarë, një shtetas i shpallur në kërkim ditën e djeshme, në kuadër të këtij operacioni.

Ditën e djeshme, në kuadër të këtij operacioni, janë ekzekutuar 5 masa sigurie “Arrest në burg”, dhe 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”.

Falë inteligjencës policore, kërkimit dhe gjurmimit për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, u bë e mundur kapja në Himarë dhe ndalimi i shtetasit B. Gj., 31 vjeç, banues në Tiranë.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Dream earnings”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Mashtrimi kompjuterik , kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.