Fletë votimi gjigande për zgjedhjet e 11 Majit, në Tiranë 539 emra në garë  

539 emra do të ketë fleta e votimit për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 Majit. Në fletën e votimit, do të jenë të renditura 11 subjekte elektorale dhe secili prej tyre do të ketë listën e kandidatëve për secilin qark.

Për rrjedhojë kjo do të sjellë edhe një fletë votimi gjigande, sidomos në Qarkun e Tiranës, ku fleta e votimit do të ketë 539 emra, për 11 subjektet zgjedhore. Përmasat e fletës së votimit do të jenë 58,3 cm me 29,7 cm. 

Kujtojmë se një ditë më parë, KQZ hodhi shortin për renditjen e subjekteve politike në fletën e votimit, ku numrin 1 do ta ketë Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore e dejtuar nga Sali Berisha, numrin 5 Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama dhe numrin 10 Partia Mundësia e Agron Shehajt.

Renditja e subjekteve në fletën e votimit

-Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore – Numri 1 

Partia Lëvizja Bashkë – Numri 2

Lëvizja Atdheu – Numri 3

Koalicioni Euroatlantik – Numri 4

Partia Socialiste – Numri 5

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet –Numri 6

Aleanca Kombëtare Shqiptare – Numri 7

Aleanca Demokracia e Re –  Numri 8

Koalicioni Djathtas për Zhvillim –Numri 9

Partia Mundësia – Numri  10

Partia Social Demokrate – Numri 11