Një 17 vjeçar është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar, pas një konflikti mes të dyve. Policia njofton se është arrestuar autori i plagosjes ndërsa ka nisur procedimi për 17 vjeçarin tjetër, i cili e ka goditur me grusht bashkëmoshatarin e tij.
17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është gjetur dhe sekuestruar thika me të cilën mbeti i plagosur adoleshenti.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një bashkëmoshatar të tijin. I mituri i arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tijin, mbrëmjen e datës 16.03.2025, në rrugën “Besëlidhja”, ndërsa i mituri i proceduar dyshohet se ka goditur me grushte, autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës. Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”- thuhet në njoftimin e policisë.