Rama propagandë në Facebook: O e fus unë Shqipërinë në BE, ose kushedi sa vite të tjera do kjo punë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar propagandën e tij, se vetëm me Partinë Socialiste në pushtet, Shqipëria do të futet në Bashkimin Evropian.

Gjatë rubrikës “Sy m’Sy” ku kreu i qeverisë u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve, Rama u kërkoi që të bëhen bashkë në 11 maj për të marrë një mandat të fuqishëm për të përmbyllur negociatat në 2027-ën.

Teksa kërkon votën në 11 Maj, Rama pretendon se nëse PD nuk fiton, atëherë do të duhen shumë vite të tjera që vendi ynë të bëhet pjesë e BE-së.

“Pasaporta e BE na jep mundësinë që Shqipëria të bëhet sa BE. Pasaportën mund ta marrim nëse bëhemi bashkë më 11 maj. Do marrim një mandat të fuqishëm për të përmbyllur negociatat pa humbur kohë pa asnjë diskutim të brendshëm këtu jo e lagu se lagu. Minutë për minutë, orë për orë, 2027 janë fundi i negociatave dhe jemi në BE. Fitoret e mia i kam bërë dhe fituar. Hyrja për në BE është fitore për ty. E di ti kur i ka filluar negociatat Mali i Zi, në 2012. E di ti që ne i kemi filluar vjet. E di ti ku gjendet Serbia, jemi ne përpara.

E di kur është bërë Maqedonia e Veriut kandidate, në 2005, 20 vjet përpara. E di ti që nuk i ka hap akoma negociatat. Ça e dini ju hyrjen në BE, e dini çfarë është, do të thotë të kesh pushtet, institucione të besueshme dhe disa standarde bazë. Ne po bëjmë shtet, negociatat janë testi dhe provimi i shtetit. Si thua ti, janë lojëra këto? O e fus unë dhe PS Shqipërinë në BE, ose kjo punë nuk mund të behet për disa vite të tjera. Kur ne morëm detyrën nuk na hidhte njeri sytë. Shikoni turizmi, a nuk ishin aty bukuritë natyrore? Po malet nuk ishin aty, po Ksamili? Po Gjirokastra? Apo e solla unë kur mora mandatin e parë. E si ka mundësi të gjitha këto u kthyen në destinacione. Puna ditë natë or ti djalë”-u shpreh Rama.