Një skandal ka përfshirë Shërbimin Informativ Shtetëror ku disa zyrtarë dyshohet se kanë bashkëpunuar me krimin
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni ka firmosur ndryshimet për kupolën drejtuese të një qyteti problematik ku kanë ndodhur disa ngjarje kriminale. Këto ndryshime kanë ardhur pas dyshimeve se zyrtarët e SHISH janë bërë palë me krimin e organizuar, duke u shitur informacione grupeve kriminale ne kete qytet.
D. B. drejtues drejtorie në këtë qytet është larguar për të vijuar punën si inspektor terreni në Tiranë.
Drejtimin e SHISH në këtë qytet Vlora Hyseni ia ka besuar ish nëndrejtorit të Fierit A. S.
Kryetari degës së narkotikëve L. E. për disa vite në këtë drejtori me dosje në Drejtorinë e Sigurisë së Personelit për lidhjet e papërshtatshme me grupe kriminale në Shkodër, do ti duhet të merret me gjurmimin e spiunazhit larg informacion mbledhjes në fushën e narkotikëve.
Ish drejtori drejtorisë së këtij qyteti A. C. pasi u transferua ne Aparatin Qëndror të SHISH në Tiranë vitin e shkuar, do t’i duhet ta vijoj punën si një inspektor i thjesht.
Ndërkohë kujtojmë edhe një deklaratë të bërë nga kreu i gruit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili denoncoi lidhjen midis SHISH dhe krimit të organizuar.
Nga Foltorja e Kuvendit në qershor të vitit të kaluar, Bardhi tha se SHISH në vend t’i shërbejë SPAK, merr informacione prej tij dhe i jep në shërbim të krimit të organizuar.