Dashnor Sula nuk do të jetë kandidat për deputet në listat e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit.
Tërheqja e tij është bërë për shkak se drejtuesit e koalicionit nuk i kanë dhënë garanci se ai do të merrte mandatin e deputetit nëse do të merrte votat e mjaftueshme, me kandidatët e listës së mbyllur që do të duhet të tërhiqeshin.
Pavarësisht se ai ishte në listat e dorëzuara në KQZ, sot ka ardhur konfirmimi që Sula është tërhequr, teksa nuk dihet nëse do të jetë në listën e ndonjë partie tjetër.
Lapaj dhe Shabani kanë deklaruar se pjesa e sigurt e listave janë fiktive dhe do të tërhiqen, por nuk dihet përse kjo garanci nuk i është dhënë edhe Dash Sulës.
Ky i fundit mori sërish ftesë nga Sali Berisha, teksa mbeten edhe 2 ditë nga koha për të mbyllur përfundimisht dhe zyrtarisht listat në KQZ.