Pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama do të mbledh kabinetin e tij qeveritar në Tepelenë, sot dhe nesër 28-29 Korrik.Sipas informacioneve, secili prej ministrave përkatës do të bëj një analizë të thellë të punës së realizuar deri më tani.
Të gjithë ministrat kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale, Evis Kushi do të zëvendësohet në këtë mbledhje nga zv. ministrja Albana Tole.
Kujtojmë se dy ditë më parë në Asamble, kryeministri Rama shkarkoi të gjithë sekretariatin e forcës politike që ai drejton, së bashku me sekretarin e Përgjithshëm Damian Gjiknuri
Pas analizës dy ditore në kabinet, nuk përjashtohet mundësia që kreu i qeverisë të vijoj me të tjera ndryshime.