SKANDAL/ Gjykata vendos që “Vila e Zogut” në Shirokë t’i kalojë BSPSH-së

Skandaloz vendimi i Gjykatës së Shkodrës ditën e sotme, që ka vendosur se “Vila e Zogut” në Shirokë duhet të kalojë në administrimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare.

Kjo pronë ishte mes vitesh si çështje gjyqësore mes Familjes Mbretërore dhe BSPSH-së, teksa 3 vite më parë ishte dhënë në përdorim tek një investitor privat.

Por kjo çështje nuk do të mbyllet këtu, pasi Familja Mbretërore ka vendosur që ta apelojë këtë vendim, duke kërkuar me të drejtë atë që i takon.