Koalicion i madh, por sa vlejnë në vota partitë aleate të PD-së?

Partia Demokratike arriti të formojë një koalicion prej 25 partish për zgjedhjet e 11 Majit, ku në të u përfshinë shumë parti të vogla, ndërkohë që koalicionit iu bashkua edhe Partia e Lirisë.

Ky koalicion i madh ia kalon edhe atij të vitit 2021, ku PD e drejtuar nga Basha drejtonte një koalicion me 14 parti, por nuk arriti të merrte më shumë se 59 mandate, duke pësuar humbjen e tretë radhazi.

Më shumë parti, por sa vota vlejnë?

Partia e Lirisë duket të jetë e vetmja parti që iu bashkua koalicionit që ka një numër të konsiderueshëm votuesish, ndërsa pesha elektorale e të tjerave sipas votave të marra në vitin 2021, është thuajse e papërfillshme.

Në zgjedhjet e kaluara, partitë aleate i dhanë PD-së reth 62.500 vota, apo 10% të totalit të marra në të gjithë vendin. Këto llogaritje u bënë në bazë të votave preferenciale që mori secili kandidat i partive aleate.

Partia më e votuar ishte PDIU me 16630 vota, e cila falë futjes në listat e PD-së mori 4 deputetë, ndërkohë që pas saj vinte Lëvizja e Legalitetit me 12.376 vota dhe Partia Agrare Ambientaliste me 8190 vota. Edhe PR ishte një ndihmë për koalicionin, me 8149 vota.

Por, partitë e tjera që ka shtuar Berisha në koalicionin e vitit 2025 kanë marrë shumë pak vota në 2021.

Koalicioni ABEOK në 2021, i partive të Kujtim Gjuzit, Selami Jenisherit, Zef Shtjefnit dhe Kostaq Papës, mori vetëm 1376 vota, teksa këtë herë këto parti janë futur në koalicionin e madh të PD-së.

Gjitashtu pjesë e koalicionit janë edhe disa parti që garojnë për herë të parë, por me emra jo të njohur dhe që nuk pritet të kenë ndonjë peshë elektorale të madhe.

Por ky koalicion i këtij viti ka humbur më shumë se 5 mijë votat personale të Dashamir Shehit, që nuk pranoi të bëhej pjesë dhe formoi koalicion me “Djathtas 1912”të Enkelejd Alibeajt.

Berisha u ka dhënë 8 vende të sigurta partive aleate, ku 4 prej tyre janë të Partisë së Lirisë, ndërsa 4 të tjerat janë për PR-në, PAA-në, PBDNJ-në dhe PDIU-në. Këta të fundit ishin edhe më të vështir për t’u bindur, por në fund pranuan ofertën e demokratëve.

A do të arrijë ky koalicion i madh të rrëzojë Ramën nga pushteti? Pritshmëria e opozitës është e madhe, por shifrat tregojnë të kundërtën. Sidomos kur nga PD janë larguar edhe disa emra me peshë të madhe elektorale, që kanë formuar parti të reja.

Koalicioni 2025:

– Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Ilir Meta.

-Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.

-Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.

-Partia Bashkim për të Drejtat e Njeriut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.

-Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.

-Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.

-Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.

-Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj.

-Partia Aleanca Europiane Ekologiike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.

-Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.

-Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.

-Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani.

-Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.

-Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.

-Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.

-Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimitër Muslia.

-Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.

-Partia Bashkimi Liberal Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.

-Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.

-Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.

-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.

-Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.

-Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharrem Doda.

-Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.

-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.

Koalicioni 2021:

PARTIA DEMOKRATIKE – Lulzim BASHA

PARTIA REPUBLIKANE – Fatmir MEDIU

PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Shpëtim IDRIZI

PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Dashamir SHEHI

PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Vangjel DULE

PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Agron DUKA

PARTIA DEMOKRISTIANE – Nard Ndoka

PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Bamir TOPI

PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Arian STAROVA

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Artur ROSHI

PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Ylber VALTERI

PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Mustafa LICI

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Shpëtim Axhami

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Dhimitër Muslia