Fshati i vogël Seborga në rivierën italiane prej kohësh ka pretenduar statusin e një principate të pavarur, i cili me historinë e saj që daton që nga mesjeta vazhdon të kërkojë identitetin e tij unik, pavarësisht se është pjesë e Italisë, raporton Anadolu.
I vendosur në majë të një kodre në provincën italiane Imperia, fshati piktoresk, që shtrihet në afër 14,2 kilometra katror, është i njohur për traditat e tij të pasura dhe aspiratën e tij të vazhdueshme për sovranitet, një ëndërr që e ka ndjekur që nga vitet 1960.
Sipas shifrave zyrtare, Seborga në vitin 2018 kishte një popullsi prej 297 banorësh, prej të cilëve 146 meshkuj dhe 151 femra. Në vitin 2021, popullsia e fshatit shënoi rënie në 217 banorë, ndërsa sot numërohen 281 banorë.
Principata e Seborgas ka princin e saj të zgjedhur, flamurin dhe monedhën simbolike ‘luigino’, e cila vlerësohet në afërsisht 6 dollarë. Banorët e Seborgas i referohen me krenari monedhës së tyre si “më e forta në botë”, një reflektim i shpresës së tyre të vazhdueshme për njohje ndërkombëtare.
Një nga monumentet kryesore në Seborga është Kisha e Shën Martinit, një strukturë e stilit barok e ndërtuar në shekullin e 17-të. Kjo kishë mbetet një simbol qendror i rrënjëve të thella historike dhe kulturore të fshatit.
Megjithëse nuk është njohur si një komb i pavarur, përpjekja e Seborgas për sovranitet është në vazhdim. Fshati shpreson që një ditë të shohë njohjen ligjore të pretendimeve të tij, por tani për tani ai mbetet një fshat i qetë, piktoresk i vendosur në kodrat e rivierës italiane, duke ofruar pamje mahnitëse mbi peizazhin përreth, duke përfshirë Principatën e Monakos aty pranë në rreth 35 kilometra.