Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi kërkesën për dorëheqje të prokurorit Arjan Ndoj, për shkak të pjesëmarrjes në primaret e Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit.
Seanca plenare u zhvillua më 27 shkurt 2025, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga EU 4 JUSTICE dhe Ministria e Drejtësisë.
Ish-prokurori, ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozetit, ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku ndërkohë ai mbeti i plagosur.
Sakaq, kujtojmë se Arjan Ndoj u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vetingut i shkallës së parë për lidhje me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar.
Të shtunën, Partia Demokratike do të zhvillojë procesin e primareve për të përzgjedhur kandidatët për deputet për zgjedhjet e 11 Majit.