I shpëtoi atentatit dhe u shkarkua nga vettingu, ish-prokurori Arjan Ndoja bëhet pjesë e primareve të Partisë Demokratike

Ish-prokurori Arjan Ndoja, i cili është shkarkuar nga vettingu do të kandidojë për primaret e Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit.

Ai u largua nga Vetingu pasi u konstatua se mbante kontakte me emra dhe personazhe të krimit.

Ky i fundit i ka shpëtuar një atentati në vitin 2019, ndërsa në makinë udhëtonte me Landi Muharremin apo njohur si Rrumi i Shijakut, dhe me Andi Malokun si shofer, i cili mbeti i vdekur.

Ish-prokurori i Durrësit udhëtonte me mjetin ‘benz’ me targa AA 333 ZD gjatë kohës kur një automjet tjetër i është afruar dhe ka hapur zjarr. Ai u plagos me dy plumba.

Në vitin 2008, Arian Ndoja është emëruar prokuror në Durrës, pasi ishte liruar më parë nga detyra e prokurorit nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku.

Gjatë kohës që nuk ka qenë prokuror, Arjan Ndoj ka bërë avokatin mbrojtës të Arian Selimit, i cili akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine.