Nëse ndonjë priste ende se kryeministri Rama dhe qeveria e tij do të ngrinin ndonjëherë çështjen çame, tashmë duhet ta harrojnë, pasi Çamëria për kryeministrin tonë nuk është shqiptare, por greke.
Në televizionin grek “Mega”, kryeministri zhvilloi një intervistë, ku deklaroi se nuk ka asnjë territor shqiptar në Greqi, duke braktisur përfundimisht çështjen çame.
Ai tha se në Greqi nuk ka territore shqiptare, por ka territore ku shqiptarët jetonin më parë, teksa paralajmëroi edhe heqjen e termit “Çamëri” nga tekstet shkollore.
Pjesë nga intervista:
Komisioni që përmenda po shikon ndryshimet në tekstet shkollore në të dyja vendet. Në Greqi termi Vorio Epir është hequr nga të gjitha tekstet shkollore. Kam lexuar që në dy klasa, të 9 dhe 12 ka një kapitull të titulluar territoret shqiptare në Greqi?
Edi Rama: Me aq sa di unë jo. Nëse ka diçka të tillë, nuk është e drejtë. Se nuk ka territore shqiptare ka territore ku shqiptarët jetonin më parë. Ashtu siç ka territore ku grekët jetonin më parë dhe jetojnë edhe sot
A duhet të jetë në tekstet shkollore?
Edi Rama: Territore shqiptare në Greqi nuk është gjëja e drejtë për tu thënë
Edi Rama: Nuk jam i vetëdijshëm nëse ekziston, por nëse ekziston nuk është e saktë. Se i bie të luajmë mendsh, se do të nisim të shohim realitetet e së shkuarës e të sabotojmë të ardhmen tonë. Unë e shoh të ardhmen tonë si europianë, natyrisht me zënkat tona por Europianë. Nuk e di çfarë do të thotë territore shqiptare në Greqi ashtu siç nuk di që çfarë do të thotë Vorio Epir.