Shpërthim me tritol në zyrën noteriale në Lezhë, në pronësi të vëllait të ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim me tritol ka tronditur qytetin e Lezhës në orët epara të mëngjesit. Objekti i sulmit ishte një zyrë noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet pranë sheshit “Gjergj Kastrioti” në qendër të qytetit.

Fatmoirësisht nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, kanë qenë dy persona, të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.

Fran Gjoni është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni. Ai tashmë është bërë pjesë e politikës dhe drejton degën e Partisë Demokratike në Lezhë.

Ai do jetë kandidat për primaret në PD dhe do synojë të marrë mandatin e deputetit, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.