Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme regjistrimin e partisë “Mundësia” për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Gjithashtu janë regjistruar edhe dy partitë e mëdha, Partia socialiste dhe ajo Demokratike, ndërkohë që kanë marrë dritën jeshile për të garuar në 11 Maj edhe partitë e reja si: Nisma thurje, Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet.
Partia e Lirisë gjithashtu është regjistruar, teksa pritet që këto ditë të shpallet edhe koalicioni me Partinë Demokratike, ku të dyja do të dalin me një listë të përbashkët.
Ende nuk është regjistruar partia e re e Lulzim Bashës, apo partitë LZHK dhe Djathtas 1912, që sot shpallën edhe koalicionin mes tyre
Lista e partive të regjistruara:
1.Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj
2.Partia Nisma Thurje – Endrit Shabani
3.Partia Lëvizja Bashkë – Arlind Qori
4.Partia Mundësia – Agron Shehaj
5.Partia Demokristiane – Nard Ndoka
6.Partia Lëvizja e Legalitetit – Shpëtim Axhami
7.Partia Kristiandemokrate – Dhimitër Muslija
8.Partia Konservatore – Kujtim Gjuzi
9.Partia Demokratike – Sali Berisha
10.Partia Aleanca Demokristiane – Zef Bushati
11.Partia Balli Kombëtar Demokrat – Artur Roshi
12.Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar – Ylber Valteri
13.Partia Balli Kombëtar – Adriatik Alimadhi
14.Partia e Lirisë – Ilir Meta
15.Partia Socialiste – Edi Rama