Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sot arrestimin e të fortit të Shkodrës, Safet Bajri. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Safet Bajri u dorëzua pas një marrëveshje me drejtësinë, sic pretendon kryedemokrati.
“Safet Bajri u dorëzua, iu dorëzua mirë e bukur është krejtësisht një marrëveshje. Po ta kishin kapur, arrestuar….ai shkoi vetë u dorëzua. Ata nuk dorëzohen kurrë pa marrëveshje. Mafia e ka ligj atë, nuk mund të përshëndes marrëveshje unë”, tha Sali Berisha.
Kryedemokrati u ndal edhe te zhdukja e mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, për të cilin tha se është i vetmi njeri që nuk gjendet që sipas tij dhe dyshimet të çojnë se mund të jetë një vrasje shtetërore. Sipas Berishës, njerëzit e kërcënuar nga Rama janë zhdukur pa nam e nishan.
“Nuk është kërcënuar kurrë në personal, kërcënime në personal kam bërë ndonjëherë vetëm EdI Ramës që kërcënon në personal. Njerëz të kërcënuar personal nga Edi Rama janë zhdukur pa nam e nishan, po, e kërcënoi në personal dhe “të dimë targën”, Ervis Martinajt dhe është i vetmi njeri që nuk gjendet më, të gjitha gjasat kur nuk gjendet të çojnë drejt një vrasje shtetërore”, tha Berisha gjatë konferencës me gazetarët.