Kreu i PSD-së, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Tom Doshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Mediat raporotjnë se Doshi është parë duke hyrë në ambientte e SPAK, mëngjesin e së hënës.

Aktualisht nuk dihen arsyet apo rrethanat për të cilat është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.

Dy ditë më parë, Tom Doshi, në takim me strukturat në Shkodër pohoi se do të kandidonte për deputet.

“Po e deklaroj sot që unë do jem deputet i Shkodrës për 4 vitet e ardhshme. Synimi jonë nuk është më për dy deputetë, por duke parë punën dhe mbështetjen në qarkun e Shkodrës, do luftojmë për 3 mandate. Për diasporën kam një thirrje, të votojnë PSD nëse duan të shohin njerëzit e tyre më të lumtur”, u shpreh ai.

Tom Doshi ka qenë deputet me Partisë Socialiste në tre legjislatura 2005, 2009, 2013. Ndërkohë edhe pse garoi në zgjedhjet parlamentare 25 prillit të 2021, Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar.