Detaje të reja mësohen mbi operacionin e Policisë për prangosjen e Safet Bajrit në Shkodër. Gazetarja Klodiana Lala theksoi se fillimisht Bajrit iu dërgua fletëthirrja nga oficerët e BKH për të dëshmuar në Tiranë dhe t’i merrej ADN, por Bajri ka deklaruar se nuk kishte makinë të blinduar.
“Nisur nga kjo, Safet Bajrit i është thënë se duhet të paraqitej në policinë e Shkodrës ku do ti merrej ADN dhe ai ka shkuar atje i shoqëruar nga avokati i tij Sokol Tahiraj. Në pritje të marrjes së ADN, në ambientet e policisë së Shkodrës kanë mbërritur forcat e RENEA-s të cilat e kanë shtrirë në tokë dhe i kanë vënë prangat për ta transportuar drejt Tiranës ku dhe iu komunikua akuza për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018”, theksoi ajo.
Në njoftimin zyrtar, SPAK konfirmoi se janë caktuar masa sigurie “arrest me burg” për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilanin, të cilëtakuzohen si perona, që organizuan planin për të vrarë Fatbardh Licin.
Sakaq, SPAK thekson se ekzekutimi i Fatbardh Licit ka ardhur si shenjë hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës. Ish-polici Boran Bërcana u vra në 15 korrik 2018 bashkë me partneren Silvi Ndoci.