Gjykata ka urdhëruar kontrollin e banesave të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si ‘Ben Qimja’. Dyshohet se Isufaj ka kanosur me jetë gjyqtarin Vladimir Cjapi. Arben Isufaj është një personazh i njohur në botën e krimit.
Në Maj të vitit 2023, GJKKO sekuestroi pasuritë e Isufajt. Bëhet fjalë për toka, biznese dhe makina të shtrenjta, të cilat janë në pronësi të Isufajt dhe sipas drejtëssië janë përvetësuar nga aktiviteti kriminal.
Konkretisht në pronësi të Arben Isufajt, i cili është dënuar për grup kriminal, janë konfiskuar një ‘Pulari’ me vendndodhje në fshatin në Grizë-Patos. Po ashtu i janë konfiskuar aksionet në shoqërinë ‘AKILI ALB’, disa makina luksoze dhe sipërfaqe toke.
Pasuritë e sekuestruara të Arben Isufajt:
1. Objekt “Pulari”, shoqëria tregëtare, e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, i përbërë nga 1 godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregëtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, i cili ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos;
2. 33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK, me Nipt.L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011;
3. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall”, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier;
4. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut”, me sipërfaqe 14000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas-Fier;
5. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh-Fier;
6. Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8, në pronësi të E. Isufaj;
7. Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ ML270CDI, në pronësi të Y. Isufaj;
8. Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ 300D, në pronësi të Y. Isufaj;
9. Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi DAIMLER CHRYSLER S500, në pronësi të A. Çako;
10. automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ S63 AMG, me numër shasie ËDD2211771A278411, ngjyrë Gri, në pronësi të A. Çako;
11. automjeti me targë AA721OB, lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8L, në pronësi të A. Çako.