E PLOTË/ Sa shumë shkelje në zgjedhjet e Rrogozhinës! Nga vendimi i Gjykatës, te intimidimi i votuesve dhe fletët me shenjë, çfarë ndodhi në 23 Korrik sipas vëzhguesve ndërkombëtarë

Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë është shoqëruar me shkelje të shumnta të ligjit sipas vëzhguesve ndërkombëtarë. Në 23 Korrik kandidati socialist Edison Memolla arriti të fitonte ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Coalition for Reforms, Integration and Consolidated Institutions (KRIIK Albania), në deklaratën e konkluzioneve paraprake të zgjedhjeve në 23 Korrik, ka evidentuar të gjitha shkeljet që janë bërë, ku bie në sy se mazhoranca ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke përdorur pushtetin për të rimarrë bashkinë e Rrogozhinës, që në 14 Maj e fitoi në mënyrë të padrejtë.


Por le t’i marrim me radhë shkeljet e evidentuara nga KRIIK:

1-Sipas organziatës ndërkombëtare, në 23 Korrik janë evidentuar një numër të konsiderueshëm vëzhguesish politikë të pajisur me dokument akreditimi për të vëzhguar, pavarësisht se për këtë akreditim nuk ishte marrë më parë një vendim formal nga ana e KZAZ-së. Praktikisht, gjykohet se administrata zgjedhore nuk pati kontroll mbi vëzhguesit partiakë gjatë ditës së zgjedhjeve dhe se vëzhguesit ishin të shpërndarë totalisht sipas vullnetit dhe diskrecionit të partive politike, pa asnjë filtër.

“Ndërkohë, në ditën e zgjedhjeve, vëzhguesit e KRIIK evidentuan një numër të konsiderueshëm vëzhguesish politikë të pajisur me dokument akreditimi për të vëzhguar, pavarësisht se për këtë akreditim nuk ishte marrë më parë një vendim formal nga ana e KZAZ-së deri në atë moment. Emrat në këto dokumente akreditimi ishin të plotësuara me shkrim dore. Praktikisht, gjykohet se administrata zgjedhore nuk pati kontroll mbi vëzhguesit partiakë gjatë ditës së zgjedhjeve dhe se vëzhguesit ishin të shpërndarë totalisht sipas vullnetit dhe diskrecionit të partive politike, pa asnjë filtër.  Vëzhguesit politikë vazhdojnë të përbëjnë problem e shqetësim serioz mbi mbarëvajtjen e procesit apo ndërhyrjes në të. Moskontrolli dhe moszbatimi i ligjit që në momentin e parë të akreditimit të tyre bën që tërë detyrimet dhe mekanizmat e tjerë kontrollues ndaj tyre të mbetën fiktivë dhe pa asnjë funksionalitet”, thuhet në deklaratë.

2– Lista e zgjedhësve ishte një tjetër problem në 23 Korrik. Sipas KRIIK, ishin lejuar të votonin edhe personat që kishin mbushur 18 vjeç mes datës 14 maj dhe 23 korrik, të cilët votuan me vendim gjykate. Në gjykimin e KRIIK, gjykata i ka lëshuar vërtetimet në këto raste në shkelje të ligjit, pasi lista e zgjedhësve duhet të ishte e njëjtë meqenëse bëhej fjalë për përsëritje të zgjedhjeve dhe Kodi Zgjedhor e përcakton shprehimisht një gjë të tillë.

“Lista e zgjedhësve për Zgjedhjet e Përsëritura për Kryetarin e Bashkisë ishte e njëjtë me atë të 14 majit 2023. Në përputhje me parashikimet ligjore, zgjedhësit që në ndërkohë kishin mbushur moshën për të votuar nuk u përfshinë në listë.

Në Ditën e Zgjedhjeve u evidentuan raste të zgjedhësve që kishin mbushur moshën 18 vjeç mes datës 14 maj dhe 23 korrik, të cilët votuan me vendim gjykate. Në gjykimin e KRIIK, gjykata i ka lëshuar vërtetimet në këto raste në shkelje të ligjit, pasi lista e zgjedhësve duhet të ishte e njëjtë meqenëse bëhej fjalë për përsëritje të zgjedhjeve dhe Kodi Zgjedhor e përcakton shprehimisht një gjë të tillë. Vetëm ata zgjedhës që kishin mbushur moshën ligjore për të votuar deri në 14 maj do të duhet të përfshiheshin në listë. Baza ligjore e përdorur nga gjykata në dhënien e këtyre vendimeve është e paqartë”, thuhet në deklaratë.

3– Përdorimi i burimeve shtetërore dhe privilegjet e tjera që vijnë nga të qenit në qeveri u evidentuan edhe në këto zgjedhje sipas KRIIK. Në deklaratë thuhet se në fushatë fushatë u angazhuan në mënyrë aktive edhe zyrtarë publikë, në mbështetje të Kandidatit të Partisë Socialiste.

“Maxhoranca në pushtet përdori burimet shtetërore dhe të tjera privilegje që vijnë nga të qenit në pushtet për avantazh elektoral përgjatë gjithë periudhës parazgjedhore. Në fushatë u angazhuan në mënyrë aktive edhe zyrtarë publikë, në mbështetje të Kandidatit të Partisë Socialiste.

Angazhimi i zyrtarëve publikë në fushatë në rolin e tyre si zyrtarë, në të njëjtën linjë me Zgjedhjet e 14 majit, zbehu vijën ndarëse mes partisë dhe shtetit dhe i dha një avantazh të dukshëm Partisë Socialiste në këto zgjedhje, duke dëmtuar barazinë në garë”, vijon deklarata e KRIIK.

4– Gjuha denigruese dhe sulmet personale ishin një tjetër problem në këto zgjedhje. Sipas KRIIK, më problematic është shfaqur kryebashkiaku I tiranës Erion Veliaj, i cili e ka etiketuar kandidatin e “Bashkë Fitojmë” si bixhozxhi. “Ai Çimi i bixhozit ju mendoni që po e ha meraku dhe po harxhon lekë se do t’i shërbej Rrogozhinës? Po ai e kishte mundësinë. Të kishte harxhuar aq lekë sapo harxhon tani për fundshpinën e vet, për një karrike, të kishte ardhur bujrum në tërmet”, deklaronte Veliaj në fushatë.

“Gjuha denigruese dhe sulmet personale ishin dominuese dhe të dukshme në fushatën e kryer nga Partia Socialiste përgjatë të gjithë eventeve publike të zhvilluara gjatë fushatës, ndërkohë që vijoi të vihej re trajtimi i kundërshtarit politik si një armik që duhej eliminuar dhe jo kundërshtar në një garë elektorale demokratike. Ndërkohë që disa nga temat e fushatës u fokusuan në problematikat lokale dhe zgjidhjen e tyre, sërish u vërejt tendenca për të shkrirë qeverisjen qendrore me atë lokale dhe kushtëzuar zhvillimin lokal me zgjedhjen e kryetarit të bashkisë nga maxhoranca aktuale për të patur mbështetjen e pushtetit në nivel qendror, në të njëjtën linjë me narrativën dominuese gjatë zgjedhjeve të 14 majit”, thuhet në deklaratën e KRIIK.

5– Liria e medias ishte një tjetër problem në këto zgjedhje. SIpas KRIIK, përdorimi i materialeve filmike nga subjektet zgjedhore, të cilat janë të redaktuara paraprakisht prej këtyre të fundit është një problematikë madhore që, në praktikë, eliminon totalisht rolin e medias në informimin me vërtetësi dhe paanësi të publikut dhe kthyer ato në ritransmetues të materialeve propagandistike të partive politike.

“Përdorimi i materialeve filmike nga subjektet zgjedhore, të cilat janë të redaktuara paraprakisht prej këtyre të fundit është një problematikë madhore që, në praktikë, eliminon totalisht rolin e medias në informimin me vërtetësi dhe paanësi të publikut dhe kthyer ato në ritransmetues të materialeve propagandistike të partive politike.

Transmetimi i aktiviteteve në mënyrë të njëkohshme në disa media, duke pretenduar se janë “live”, ndërkohë që aktiviteti është i regjistruar që 1 apo 2 ditë më parë, ngre pikëpyetje akoma më të forta mbi rolin dhe misionin e medias në raport me pushtetin politik të maxhorancës dhe fushatën zgjedhore të transmetuar”, deklaron KRIIK.

6– Intimidimi I votuesve nga persona që rrinin në afërsi të qendrave të votimit me listë votuesish në dorë ishte një problem madhor në këto zgjedhje.

“Në linjë me zgjedhjet e 14 majit dhe me zgjedhjet e mëparshme, prania e personave të paautorizuar në afërsi të qendrave të votimit apo edhe në brendësi të tyre, përfshirë mjediset e brendshme të godinave publike ku ishin të alokuara qendrat e votimit dhe mjediset rrethuese të tyre, vijoi të mbetej problem.

Në disa qendra votimi, këto persona ishin të pajisur me listat e zgjedhësve, çka është në kundërshtim me kuadrin ligjor dhe urdhrin e Komisionerit. Madje, në një rast këto persona të paautorizuar kontrollonin këdo, madje ndaluan edhe grupin e vëzhguesve të KRIIK duke i kërkuar informacion se çfarë përfaqësonin.

Prania e këtyre personave në afërsi të qendrave të votimit është i kundraligjshëm, ndërkohë që ndikon qartas vullnetin e votuesve, pasi zgjedhësit mund të ndihen të intimiduar për të marrë pjesë apo për të votuar lirisht në kushte të tilla të të qenit vazhdimisht të kontrolluar dhe në survejim. Fakti që të tillë persona të paautorizuar ndaluan vëzhguesit e KRIIK, tregon se ata janë aktivë dhe ndërveprojnë në vazhdimësi me votuesit, duke synuar qartas intimidimin e tyre dhe kontrollin e të gjithë votuesve që hyjnë në QV. Vëzhguesit e KRIIK vërejtën gjithashtu transport të organizuar të zgjedhësve në një numër të lartë të qendrave të votimit, kryesisht në zonat rurale. Në linjë me zgjedhjet e 14 majit dhe me zgjedhjet e mëparshme, prania e personave të paautorizuar në afërsi të qendrave të votimit apo edhe në brendësi të tyre, përfshirë mjediset e brendshme të godinave publike ku ishin të alokuara qendrat e votimit dhe mjediset rrethuese të tyre, vijoi të mbetej problem. Në disa qendra votimi, këto persona ishin të pajisur me listat e zgjedhësve, çka është në kundërshtim me kuadrin ligjor dhe urdhrin e Komisionerit. Madje, në një rast këto persona të paautorizuar kontrollonin këdo, madje ndaluan edhe grupin e vëzhguesve të KRIIK duke i kërkuar informacion se çfarë përfaqësonin.

Prania e këtyre personave në afërsi të qendrave të votimit është i kundraligjshëm, ndërkohë që ndikon qartas vullnetin e votuesve, pasi zgjedhësit mund të ndihen të intimiduar për të marrë pjesë apo për të votuar lirisht në kushte të tilla të të qenit vazhdimisht të kontrolluar dhe në survejim. Fakti që të tillë persona të paautorizuar ndaluan vëzhguesit e KRIIK, tregon se ata janë aktivë dhe ndërveprojnë në vazhdimësi me votuesit, duke synuar qartas intimidimin e tyre dhe kontrollin e të gjithë votuesve që hyjnë në QV.

Vëzhguesit e KRIIK vërejtën gjithashtu transport të organizuar të zgjedhësve në një numër të lartë të qendrave të votimit, kryesisht në zonat rurale”, thuhet në deklaratë.

7– Blerja e votës është një nga problemet më të mëdha në zgjedhjet që zhvillohen në vendin tonë. Edhe në 23 Korrik, u evidentuan shumë fletë votimi që përveç shenjës standarde të vendosur për të shprehur vullnetin e zgjedhësit, kishin edhe një shenjë të veçantë shtesë, kombinim i cili potencialisht mund të jetë vendosur për shprehur e treguar në mënyrë të posaçme vullnetin e zgjedhësve të veçantë. Të gjitha votat e shënjuara ishin për kandidatin socialist Edison Memolla.

“Rreth orës 2:30 të mëngjesit të ditës së hënë u evidentua se një numër votash në tri qendra votimi kishin një shenjë të veçantë shtesë, përveç shenjës standarde të vendosur për të shprehur vullnetin e zgjedhësit, kombinim i cili potencialisht mund të jetë vendosur për shprehur e treguar në mënyrë të posaçme vullnetin e zgjedhësve të veçantë.  Numërimi u ndërpre deri rreth orës 4 të mëngjesit të ditës së hënë pasi këto vota u kundërshtuan nga përfaqësuesit e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”. (Zgjedhësit që kanë kryer shenja të tilla, me vendosjen e shenjës mundësojnë që subjektet zgjedhore të identifikojnë se ata kanë votuar për ta. Të gjithë fletët e votimit kishin të njëjtën shenjë. Të gjithë votat e shënjuara në këtë mënyrë ishin për Kandidatin e Partisë Socialiste, z. Memolla.)

Lidhur me këtë situatë KZAZ u konsultua verbalisht dhe me shumicë votash vendosi që ato të quhen të vlefshme. Konstatimet përkatëse dhe vendimet e marra nga KZAZ-ja në lidhje me këto raste u shënuan prej saj në Librin e Protokollit.  Pezullimi i procesit të numërimit, erdhi si pasojë e komunikimit, konsultimit dhe debateve midis komisionerëve dhe përfaqësuesve të subjekteve zgjedhore të cilët ishin prezentë gjatë procesit të numërimit. Pas përfundimit të gjithë debateve e diskutimeve ndërmjet tyre, procesi vijoi normalisht deri në mbylljen e tij. Numërimi përfundoi rreth orës 9:30 të mëngjesit të ditës së hënë datë 24 korrik.

Gjatë numërimit pati prezencë të shtuar dhe të pajustifikuar të përfaqësuesve dhe vëzhguesve nga subjektet zgjedhore si brenda në Vendin e Numërimit të Votave, ashtu edhe jashtë tij. Prezenca e shtuar nuk solli bllokime të procesit apo problematika të tjera gjatë tij.

Edhe gjatë procesit të numërimit nuk mungoi prezenca e ofiqarëve të lartë politikë për Koalicionin “Bashkë Fitojmë” si dhe ofiqarëve të lartë publikë e politikë të Partisë Socialiste”, përfundon deklarata e KRIIK.