FOTO/ Prokurori Arben Kraja darkon me Benet Becin, nën hetim nga SPAK

Prokurori i SPAK, Arben Kraja është fotografuar teksa shihet në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, me këtë të fundit, i është zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

Në foton e publikuar në media, ata janë bashkë në një restorant ndërsa nuk dihen arsyeja e këtij takimi mes ish-kreut të SPAK dhe Becit, nën hetim nga SPAK.

Nuk dihet nëse takimi ishte thjesht një rastësi apo kishte një qëllim të caktuar, por ngre dyshime që një prokuror i SPAK darkon me një zyrtar, i cili është nën hetim nga prokuroria, të cilën Kraja e ka drejtuar më herët.

Benet Beci është zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dyshime mbi shkelje të kryera gjatë detyrave të tij të mëparshme, veçanërisht gjatë kohës kur ai shërbente si drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Benet Beci ka qenë drejtor i KESH për disa vite dhe u largua në vitin 2021, kur kandidoi për deputet nën siglën e Partisë Socialiste.

Më herët, ai ka drejtuar edhe Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, teksa nuk dihet se në cilën prej këtyre detyrave ai ka kryer shkelje të cilat janë konstatuar nga prokurorët e posaçëm.