Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish këtë të enjte në ambientet e Bashkisë së Tiranës. Kjo është vizita e tij e tretë në pak ditë.
Pas arrestimit të Kryebashkiakut Erion Veliaj, Rama u takua fillimisht me nënkryetarët, ku diskutoi për gjetjen e emrit, i cili do të drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Pas kësaj, u caktua Anuela Ristani, e cila do të ushtrojë kompetencat e kryetares së Bashkisë.
Ndërkohë Erion Veliaj nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit, ndërsa të mërkurën Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimittë Organizuar e la me masën “arrest me burg”.
Pasi u njoh me masën e sigurisë, kryebashkiaku Veliaj u transferua mbrëmë në paraburgimin e Durrësit. Erion Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të SPAK për veprat penale korrupsion dhe pastrim parash.