Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, për të dhënë shpjegime publike mbi përfshirjen e emrit të saj në aktakuzën ndaj Erion Veliajt.
Ai komentoi dosjen hetimore të SPAK për Veliajn dhe për dosjen, ndërsa theksoi se Partia Socialiste kërkon provat.
” Është shumë e rëndësishme që ne të jemi të vëmëndshëm për të mos harruar asnjëherë se ne jemi garancia e pavarësisë së prokurorisë edhe të gjykatës speciale. Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustane, ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustan dhe nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur, që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në një dhomë paraburgimi, duhet minimalisht të tregosh fustanet dhe bizhutë, provat, dhe nuk kemi më as çfarë diskutojmë dhe as vfarë vëmë në diskutim, Provat, është shumë e thejshtë”, theksoi ai.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se qëndrimi i PS ndaj institucioneve të drejtësisë mbetet i pandryshuar, ndërsa shtoi se edhe pavarësia e prokurorëve dhe gjyqtarëve duhet të jetë e panegociueshme.
“Dua të bëj të qartë që qëndrimi ynë lidhur me mbështetjen pa rezerva të çdo procesi të drejtësisë të institucioneve të reja të drejtësisë, që kanë detyrën të bëjnë luftë pa kompromis kundër korrupsionit, mbetet qëndrim i pandryshuar. Ajo që ndryshon është që ne kemi detyrën të kontribuojmë jo thjesht me mbështetjen e padiskutueshme institucionale dhe politike ndaj institucioneve të reja të drejtësisë por edhe me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurorëve dhe gjykatësve të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin dhe me garantimin e standarteve demokratike të çdo procesi. Në të kundërt ne biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën sesa më të ardhmen se diktaturë apo republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën. Kjo është republikë parlamentare ku në bazë të kushtetutës pushtetet janë të pavarura.”, tha ai.