Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një përplasje me armë zjarri pak pas mesnate në Çair të Shkupit.
Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se përplasja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje në rrugë.
Viktimë ka mbetur i riu Hebib Bunjaku, djali i ish-zyrtarit të BDI-së, Ekrem Bunjaku.
“Më datë 11.02.2025 në ora 00.06 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ” Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë H.B. (35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi, dhe se H.B. më pas ka vdekur., ndërsa te A.D. është bërë një ndërhyrje dhe është mbajtur për mjekim. Për shkak të plagëve me armë zjarri në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” është transferuar edhe N.D. nga Shkupi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.