Frikë nga ndonjë përplasje tjetër, Lapaj dhe Qori organizojnë protesta për dorëheqjen e Ramës në ditë të ndryshme

Pas arrestimit të Erion Veliajt, dy liderët e partive të reja në vend, Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë”, kanë njoftuar protesta ku do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Por protestën nuk do ta zhvillojnë bashkë, por në ditë të ndara. I pari që ka njoftuar protestën ka qenë Qori, i cili ftoi qytetarët t’i bashkoheshin të mërkurën në orën 18:00 përpara kryeministrisë.

Disa minuta më vonë e postoi njoftimin e tij edhe Lapaj, por protesta e “Shqipëria Bëhet” do të zhvillohet nesër në të njëjtën orë dhe vend me protestën e njoftuar nga Arlind Qori.

Ndoshta Lapaj e ka organizuar protestën ditën e nesërme për të shmangur një përplasje tjetër të turpshme me Qorin, pasi kujtojmë se në protestën për efektivin e policisë Azbi Spahiu, të dy grupimet u përplasën për të drejtën e fjalës dhe hodhën akuza të forta ndaj njëri tjetrit.

Lexo edhe: Të rinj në politikë, të vjetër në mentalitet

Ajo protestë mbahet mend vetëm për përplasjen e të dyve, pasi kauza për të cilën ishin mbledhur u harrua shumë shpejt. Për të mos e përsëritur atë ngjarje aspak të hijshme, duket se tashmë të gjitha protestat do t’i zhvillojnë në ditë të ndryshme.