SPAK i vendosi masë sigurie, Ajola Xoxa është larguar nga Shqipëria

Prokuroria e Posaçme ka vendosur masëne  sigurisë “arrest shtëpi: për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar ditën e sotme.

Por, burime për mediat bëjnë me dije se agjentët e BKH-së nuk e kanë gjetur atë në shtëpi për t’i komunikuar masën, pasi ajo është larguar nga Shqipëria dy ditë më parë.

Lexo edhe: GJKKO vendos masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Ajola Xoxën

Më datë 6 dhjetor, agjentët e BKH shkuan për kontroll në banesën e kryebashkiakut ku sekuestruan telefonin e bashkëshortes së tij. Kontrolle pati edhe në qendrën “Harabel”, ku Ajola Xoxa është bashkëthemeluese.

Erion Veliaj akuzohet për veprat penale: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, teksa për Ajola Xoxën akuzat nuk janë bërë ende të ditura.

Lexo edhe: Arrestohet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj