Humbja e gjyqit ndaj Francesco Becchettit do t’u kushtojë qytetarëve shqiptarë më shumë se 110 milionë euro. Por, edhe pse kryeministri Rama ka deklaruar se biznesmeni italian nuk do të marrë asnjë qindarkë, qeveria shqiptare ka filluar ta paguajë dëmshpërblimin.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data”, në 24 Janar, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i ka paguar shoqërisë shtetërore ALBCONTROL shumën prej 20.4 milionë eurosh.
Kategoria e shpenzimit është “Të tjera Transferta për Institucionet Jo Fitimprurëse”, por përshkrimi përkon me “Transfertë për ALBCONTROL dhënie hua”. Kjo nuk është pagesa e parë për ALBCONTROL, pasi më herët pagesa është bërë përmes llogarisë Shërbimi i Borxhit në vlerën totale 30.6 milion Euro.
ALBCONTROL rezulton një shoqëri publike (pronë e shtetit shqiptar) llogari të së cilës në banka jashtë vendit, janë konsideruar llogari dhe asete të shtetit shqiptar. Ato janë vënë nën sekuestro për zbatim të Vendimit të Arbitrazhit Ndërkombëtar ku biznesmeni Becchetti ka fituar kundrejt Qeverisë Shqiptare.
Pra, në 14 muaj, shteti qeveria ka tek ALBCONTROL 51 Milion Euro duke paguar kështu në mënyrë të tërthorte biznesmenin Beccheti dhe keqqeverisjen e Kontratës nga pala Qeveria Shqiptare.
Me anë të kësaj skeme, Qeveria shqiptare ka lënë pa fonde Organizatat Jo Fitimprurëse, duke i kaluar milionat te Albcontrol me qëllim pagesën e gjobës ndaj Becchettit. Deri më tani duket se është paguar më pak se gjysma, ndërkohë që mbeten edhe më shumë se 60 milionë euro të tjera për t’i marrë biznesmeni italian.
Por, siç tha edhe ish-zv.kryeministri Ahmetaj: Nuk do paguhen nga xhepi i qytetarëve, do paguhen nga buxheti i shtetit!
![](https://ditar.al/wp-content/uploads/2025/02/476292699_10235644296109125_5668883346594277_n-1024x342.jpg)