Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e një ditë më parë, ku një 29 vjeçar shkoi i plagosur në spital. Sipas bluve, i riu kostika Ruko është vetëdëmtuar me thikë pas një konflikti që ka pasur me bashkëshorten dhe me vjehrrin. 29 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka dëmtuar veten. Aktualisht ai është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku shtetasi R. K., 29 vjeç, shkoi i dëmtuar me mjet prerës thikë, në spital, ju informojmë se: Nga e hetimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ky shtetas është vetëdëmtuar me mjet prerës thikë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.