Në mbledhjen e kësaj të mërkure, qeveria e shqiptare ka vendosur të lirojë nga detyra Prefektin e Qarkut të Kukësit, Agron Geca.
Por vendi i tij nuk do mbetet bosh pasi qeveria ka “vrapuar” për të gjetur pasuesin e tij.
Në këtë post është emëruar Dritan Baji, i cili do të drejtojë në vazhdim Prefekturën e Qarkut të Kukësit.
Vendimet e Miratuara nga Këshilli i Ministrave:
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.