Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë një akuzë të fortë ndaj kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adritatik Lapajt.
Ai ka publikuar një dokument ku tregohet se Lapaj ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani të sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme. Bëhet fjalë për kompaninë “Merkaj 3 shpk”, e cila u sekuestrua nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit të “Çopjave”.
Shehaj thotë se arsyeja që i ka marrë, është më e rëndë se fakti që i ka marrë, teksa shton se Adriatik Lapaj është i mbështetur nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi të kalbur.
Kjo nuk është akuza e parë publike që Shehaj bën ndaj Adriatik Lapajt, pasi edhe më herët ka hedhur dyshime mbi financimin e partisë së Lapajt. Ky i fundit ka deklaruar se financimin e merr nga donacionet e qytetarëve, pro dokumenti i publikuar nga Shehaj pritet të ngjallë reagime të forta.
Kjo është një goditje e fortë për Adriatik Lapajn kur kanë mbetur rreth 3 muaj nga zgjedhjet e 11 Majit, pasi financimi i partive është një nga shtyllat kryesore që SPAK dhe OSBE do të ndjekin dhe hetojnë.
Deklarata e Shehaj:
Fredinandi më shkruajti sot në mëngjes dhe më tha:
“Jo të gjitha paratë që përdor Adriatiku janë para të pista, sepse disa nga ato para i kam dhënë edhe unë.” Edhe unë, thotë Fredinandi, kam dhënë një kontribut.
Ky është një dokument i vitit 2024. E gjeni në QKB. Është bilanci i një kompanie të sekuestruar nga SPAK-u për pastrim parash, që tregon se Adriatiku ka marrë 45 milion lekë. Pyete, meqë ke kontakte me të, pse i ka marrë këto para, sepse arsyeja pse i ka marrë është më e rëndë se fakti që i ka marrë.
Mua më vjen keq, sepse shumë prej atyre që mund të kenë besuar tek Adriatiku, por edhe ata që duan të vazhdojnë të besojnë, do të zhgënjehen. Por këto janë faktet. Shkoni dhe shikoni vetë. Është dokument publik.
E vërteta është që ky është një sistem i kalbur dhe Adriatiku është i mbështetur nga i gjithë sistemi. Jo vetëm kaq, por është i mbështetur edhe nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm dhe të shikojmë në thellësi, sepse na kanë gënjyer dhe do të vazhdojnë të na gënjejnë.
Si pastroheshin paratë e “Çopjave” nga kompania e Kladji Merkajt, nga e cila Lapaj ka marrë 45 milionë lekë:
“Mandarine Drive” është një kompeks vilash luksoze në periferi të Tiranës, i ndërtuar në një kodër të butë, dikur të gjelbëruar pas qendrës tregtare TEG. Vilat i përkasin arkitekturës moderne, kanë secila pishina personale dhe listohen nga agjencitë imobilare me çmime shitjeje që variojnë nga 1 milion deri në 1.5 milionë euro secila.
Kompleksi “Mandarine Drive” është një investim i kompanisë Merkaj 3 sh.p.k, e themeluar në vitin 2013 nga Klajdi Merkaj kur ishte vetëm 24-vjeç, me aktivitet tregtinë e gomave për mjetet e rënda të transportit. Në vitin 2017, Merkaj ia shiti aksionet vëllait të tij dhe kompania shënoi një ngjitje të beftë, duke u përfshirë në projektin e ndërtimit të kompleksit të vilave “Mandarine Drive”.
Megjithatë, të dhënat e siguruara nga vendimi i Gjykatës së Posaçme sugjerojnë se Klajdi Merkaj vazhdoi të kryente veprime për llogari të kompanisë.
Komunikimet në aplikacionin Sky EÇ me Franc Çopjen e identifikojnë Merkajn si një person të angazhuar në transferta parash nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë. Në disa raste gjatë vitit 2020, ai i dërgon Çopjes kode postare, që sipas burimeve të hapura rezultojnë të jenë shtëpi në Londër, Luton dhe në periferi të Birmingamit.
Ai kujdeset gjithashtu që të shesë makinat e Çopjes si dhe të fshehë pronësinë e dy vilave të tyre në kompleksin “Mandarine Drive”.
“Shtetasi Klajdi Merkaj evidentohet si një nga personat e besuar që mban dhe menaxhon vlera monetare të konsiderueshme cash për llogari të shtetasit Franc Gergely,” thuhet në vendimin e gjykatës.
“… sipas porosisë dhe orientimit të shtetasit Franc Gergely (Çopja), ka marrë dhe ka transportuar vlera monetare cash, të cilat më pas janë investuar në ndërtim dhe blerjen e pasurive të patundshme për llogari të shtetasit Franc Gergely,” shtohet aty.
Lexo të plotë këtu: I duheshin para për blerjen e dy trojeve të kushtueshme, si Klajdi Merkaj nisi pastrimin e parave të Franc Çopjas! Bosi i drogës investitor në hije nga Dubai