Banka Botërore: Emigrimi, informaliteti i lartë dhe nëndeklarimi i pagave dëmton pensionet

Emigrimi, informaliteti shumë i lartë dhe nëndeklarimi i pagave po dëmton pensionet. Kështu u shpreh drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu në një konferencë për reformën e pensioneve në Shqipëri, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e saj, ajo tha se ndryshimet në skemën e pensioneve, do të kenë sukses vetëm nëse publiku e kupton nevojën për këtë reformë.

Drejtoresha e BB për Ballkanin Perëndimor tha po ashtu se reforma e pensioneve është e vështirë në çdo vend sepse ka të bëjë me jetën e qytetarëve dhe ndonjëherë shihet edhe si një problem afatgjatë.

“Skema e pensioneve të 2014 e ka përmirësuar ndjeshëm skemën e pensioneve por emigrimi, Informaliteti shumë i lartë dhe nën deklarimi i pagave po dëmton pensionet. Pensionet private duhet të kenë patjetër një rol plotësues, të jenë shtesë. Ndryshimet në skemën e pensioneve do të kenë sukses vetëm nëse publiku e kupton nevojën për reformën e pensioneve. Informimi i publikut është më rendësi publike për pasjen e suksesit, keni mbështetjen tonë tek për reformën e sistemit të pensioneve”, tha ajo.