Jamarbër Malltezi kërkon lirinë, Apeli i GJKKO vendos nesër

Apeli i GJKKO ka shtyrë për nesër shpalljen e vendimit pas kërkesës së Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Seanca nëse do të pranohet apo jo kjo kërkesë do të jepet nesër në orën 10:30.

Jamarbër Malltezi ndodhet prej më shumë se një viti në “arrest shtëpiak” ndërsa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me dosjen “Partizani”.

Ndërkohë sa i takon ish-kryeministrit Berisha, i akuzuar për korrupsion në këtë dosje, prej datës 3 janar të këtij viti ndodhet në masën “detyrim paraqitje”.

Përveç Malltezit dhe Berishës, të pandehur gjithashu u morën edhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, ortakë të Malltezit në ndërtimin e një kompleksi pallatesh në ish-klubin sportiv Partizani.