EMRAT/ Dhunuan 62 vjeçarin për vendin e parkimit, vetëdorëzohen dy të rinjtë, të dyshuar edhe për atentatin në Dobraç

Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të shpallur në kërkim në lidhje me dhunimin e Vladimir Bruçit pak muaj më parë janë vetëdorëzuar në polici.

2 të rinjtë janë shoqëruar në polici nga avokati i tyre, Sokol Tahiraj. Për ngjarjen ishte arrestuar një prej autorëve ndërsa 5 të tjerë ishin shpallur në kërkim.

Shkak për dhunimin e Bruçit me sende të forta është bërë një sherr që ai ka pasur për autorët për një vendparkimi. 62-vjeçari u dërgua në spital me dëmtime të shumta në kokë, të shkaktuara më sende të forta.

Policia në qershor të 2024, njoftoi se në pranga kishte përfunduar Edmond Sakicaj, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani, dhe Alban Bruçi. Dy të rinjtë dyshohet se janë të përfshirë edhe në atentatin e Dobraçit, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Busha, Flutura dhe Bashkim Basha.