Qëndresa Qytetare ka kallëzuar 36 institucione arsimore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasi faqet e tyre zyrtare në facebook i kishin vendosur në shërbim të propagandës elektorale të partisë në pushtet.
Me një reagim publik, Qëndresa Qytetare pohon se 40 drejtorë shkollash janë paraqitur sot para KQZ-së dhe kanë dhënë llogari për këtë akt propagandistik, i cili bie ndesh me ligjet në fuqi.
Sipas saj, shumë drejtorë janë shprehur para KQZ-së se nuk kishin akses në administrimin e faqeve zytartare të shkollave që drejtojnë.
Qëndresa Qytetare pohon se disa prej drejtorëve kanë konfirmuar se faqet e shkollave administrohen nga njerëz, të cilët nuk kanë lidhje me institucionin arsimor.
Reagimi i Qëndresa Qytetare:
Kallëzimi i QQ për shkollat që shpërndajnë postime elektorale, 40 drejtorë japin llogari në KQZ!
Pasi Qëndresa Qytetare kallëzoi 36 institucione arsimore në KQZ pasi faqet e tyre zyrtare në facebook i kishin vendosur në shërbim të propagandës elektorale të PS, sot 40 drejtorë shkollash u paraqitën për të dhënë shpjegime në KQZ për këtë shkelje të ligjit.
Shumë drejtorë shkollash papërgjegjshmëri të plotë u shprehën se nuk kishin akses në administrimin e faqeve zyrtare të shkollave të tyre e në shumë raste konfirmuar se administratorët ishin njerëz që nuk kishin lidhje me institucionin.
Së pari ky fenomen duhet të marrë urgjentisht fund pasi institucionet arsimore nuk mund të jenë artopolantë të propagandës qeveritare në asnjë ditë të vitit dhe as në periudha pragzgjedhore dhe zgjedhore.
Ky standard duhet të ndiqet me çdo institucion publik që vendoset në shërbim të propagandës në një kohë që paguhen me taksat tona.