Një 35 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi fyente në TikTok një 33 vjeçare dhe familjarët e saj. Ka qenë e reja që ka bërë kallëzimin në polici, pasi 35 vjeçari nga Shkodra kishte hapur një adresë në rrjetin social ku e fyente atë dhë familjen e saj. Policia ka nisur punën për kapjen e tij.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin F. D., 35 vjeç banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një 33–vjeçare, se ky shtetas ka hapur një llogari në “TikTok”, nëpërmjet së cilës fyen atë dhe familjarë të saj. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 35–vjeçarit, si dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”- njofton policia.