EMRI/ U gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë, Policia: I moshuari është goditur pas koke me sende të forta

81 vjeçari Xhemal Meta, i cili u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës së tij në Zall-Bastar është vrarë. Policia ka dalë me një njoftim të dytë për ngjarjen e ndodhur më 13 janar duke thënë se pas ekspertizës mjeko-ligjore ka rezultuar se i moshuari ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta. Dyshohet se në vrasje mund të jenë përfshirë banorët e fshatit ndërsa janë shoqëruar 20 persona në polici.

Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Ndërkohë vijon puna për përcaktimin e rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së 81 vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xh.M, në oborrin e banesës së tij, në Zall-Bastar, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M.