Një motor është gjetur i shkrumbuar në zonën e Kodrës së Sharrës në Tiranë, i cili dyshohet se është përdorur në vrasjen e biznesmenit 56 vjeçar Bujar Nasufi.
Policia e Tiranës njofton se motomjeti tashmë është duke iu nënshtruar një ekspertize të thelluar, për të gjetur prova që do t’i çojnë te autorët e vrasjes.
“Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se: Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.
Ndërkohë, brenda mjetit është gjetur edhe arma e krimit e shkrumbuar plotësisht.
Biznesmeni Bujar Nasufi u ekzekutua mbrëmjen e djeshme sapo doli nga mobilieria e tij në rrugën “Irfan Tomini”. Autori ishte i maskuar si shpërndarës picash, e ruajti dhe e ndoqi deri në hyrje të banesës, teksa priti që bashkëshortja e tij të zbriste nga makina.
Më pas ai e qëlloi nga një distancë shumë e afërt, duke e lënë të vdekur në vend. 56 vjeçari njihej si një person i qetë dhe pa asnjë precedent penal teksa pista kryesore ehetimeve është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm për pronat.