Detaje të reja janë mësuar me vrasjen e ndodhur mbrëmë në rrugën “Myrte Zeneli” në Tiranë ku në një atentat u ekzekutua 56 vjeçari Bujar Nasufi. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë banesës së viktimës në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”.
Sipas të dhënave, ai është vrarë në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori e qëlloi shënjestër duke e lënë të vdekur në vend.
Autori i paidentifikuar ende nga blutë, ka pritur vikimën afër banesës dhe sapo ai është afruar për të parkuar makinën, e ka qëlluar me armë zjarri. Më pas është larguar me motor drejt zonës së Selitës duke humbur gjurmët.
Hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij.
Paraprakisht si pistë kryesore e vrasjes janë konfliktet brenda rrethit familjar, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.