EMRI/ Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot

Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Ndoc Gjoka. Drejtuesja e automjetit, që shkaktoi aksidentin, është Florinda Lleshi.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave.