Liria e Berishës dhe Malltezit/ Marsida Xhaferllari tërhiqet nga trupa gjykuese: Reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari është tërhequr nga çështja në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit për shqyrtimin e masës së sigurisë.

Gjyqtarja Xhaferllari pohon se ka zgjedhur të heqë dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje, në interes të ruajtjes së reputacionit të Gjykatës Kushtetuese.

“Duke pasur parasysh këto kritere, çmoj se funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese nuk vihet në rrezik për shkak të mungesës së kuorumit, gjë që më lejon të vlerësoj kriterin e dytë dhe të tretë. Reputacioni i Gjykatës është thelbësor, edhe nëse cenohen padrejtësisht të drejtat e mia individuale, më e rëndësishme është siguria e kërkuesit dhe publikut që gjykimi është i drejtë dhe i paanshëm”, argumenton Marsida Xhaferllari.

Sakaq, Berisha e Malltezi kanë depozituar kërkesa në Kushtetuese për heqjen e masave të sigurisë.