Indrit Çobani është komanduar drejtor i Teatrit Kombëtar, pas shkarkimit të Altin Bashës, që drejtonte këtë institucion prej vitit 2022.
Ndërkohë, Ministria e Kulturës deklaron se është hapur gara për drejtorin e ri, ku synohet që në Teatrin Kombëtar të ketë transparencë.
Altin Basha u shkarkua nga detyra për shkak të akuzave për abuzimet që ka bërë me fondet e teatrit.
Sipas një investigimi të bërë nga emisioni “Piranjat”, Altin Basha kishte punësuar si kostumografe bashkëshorten e tij për shfaqen “Vojçek” dhe e kishte paguar atë 11 milionë lekë për kostumet e kësaj shfaqje, rreth 840 mijë lekë për veshjet e çdo aktori.
Gjithashtu, sipas akuzës kanë dalë edhe emra fiktivë, të cilët janë paguar sikur të kenë qenë pjesë e Teatrit, duke filluar nga grimierja e deri tek regjisori e ndriçimi.