Rama: Jemi 3 vite larg sovranitetit të plotë energjitik, kemi lënë prapa çdo vend të rajonit

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën nga OSHEE pas vendimit të ERE-s për uljen e çmimit të energjisë elektrike, që do të zgjasë vetëm 11 muaj.

Rama u shpreh se Shqipëria synon që pas 3 vitesh të ketë sovranitetin e plotë energjitik, duke eksportuar energjinë elektrike edhe në vendet europiane.

“Sot flasim për mbi 300 mgw prodhim që bazohet te politika jonë e mbështetjes për diversifikimin e portofolit për kthimin ë Shqipërisë në eksportues neto të energjisë. Ka 500 mw. Por më e rëndësishme, sot në kanalin e investimeve që janë të pritshme bazuar në aplikimet e reja kemi 1300 mw energji diellore. Që do të thotë në total do arrijmë objektivin e 30% të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera përveç ujit. Kam parasysh diellin dhe 300 mw energji ere. Projekte tanimë të futura në proces. E rëndësishme për faktin që ndryshe nga ç’thonë ata që nuk dinë ç’thonë dhe që rrokanisin kokën e opinionit publik me teorinë që ne kemi energji për vete.

Në vitet e mira hidrike mbulojmë vetëm 75% të nevojave. Prandaj nuk jemi sovran akoma. Por ama sot jemi 3 vite larg të sovranitetit energjitik. 30% të volumit të përgjithshëm që na duhet për të kompensuar. Plus riciklimin hidrik të energjisë së pompimit që po e zbatojmë në Shqipëri në bashkëpunim me 7 kraftin për Devollin do na bëjnë të jemi sovran. Në vite jo të mira hidrike e kemi 65% prodhimit. Jemi të varur nga krizat. Sot u themi shqiptarëve, u deshën vite por ne ja dolëm të themi që ata shpenzojmë deri 700 kwh do kenë një ulje. Mos harroni në 2019, mbyllja e fazës së parë për sovranitetin energjitik. Konsumi më i lartë i vitit ishte 21 mln kwh, në natën e vitit të ri. Sot 22mln kwh është normaliteti. Në pikë shkojmë 28 mln. Dhe piku nuk e kemi më për vit të ri, por edhe në periudhën e verës për rritjen e turizmit. Edhe në dhjetor-janar. Shqipëria është një vend tjetër’, tha Rama.

Sipas tij, Shqipëria ka lënë pas çdo vend të rajonit për prodhimin e energjisë solare, pasi vendi ynë prodhon 169 mgw energji elektrike nga subjekte private familjare, 4 herë më shumë nga Serbia e vendit të dytë.

“Shqipëria sot falë politikës sonë në fushën e energjisë, falë masave komplekse me shtrëngimin e një hapësire tërësisht të shqyer që gjetëm ku gjysme nuk e paguante dhe e vidhte. Falë incentivave, jo vetëm e para në rajon për vetë prodhimin e energjisë solare, por me distancë nga i fundit. Prodhojmë 169 mgë energji elektrike nga subjekte private familjare.

Në vendin e dytë Serbia me 1/4  e prodhimit. Pastaj Kosova, Mali i Zi, Maqedonia janë bashkë. 3 vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe që prodhoi në gjithë sektorin energjitik lufta në Ukrainë. Sot Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur ne hymë në këtë fazë e kishte zero. Sot e ka 10%”, u shpreh kryeministri.