Pas bonusit më të madh të dhënë ndonjëherë për festat e fundvitit për pensionistët, qeveria ka marrë një tjetër vendim përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Sot në orën 11:00 pritet të mblidhet bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për çmimin e ri të energjisë elektrike, që pritet të marrë vendimin për ta ulur këtë çmim.
Menjëherë pas kësaj mbledhje, në një konferencë të përbashkët nga ambientet e OSHEE-së do të dalin kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku, që do të njoftojnë për uljen e çmimit të energjisë elektrike.
Aktualisht, qytetarët paguajnë 9,5 lekë për kilovat pa TVSH, dhe 11,4 lekë me TVSH, teksa ky çmim pritet të jetë më i ulët pas vendimit të sotëm.